Sa fitojnë klubet e Serie A nga Superkupa e Italisë në Arabinë Saudite?
Superkupa e Italisë që po zhvillohet në Arabinë Saudite, i lejon klubeve të Serie A që të ndajnë së bashku plot 23 milionë euro, por 8 milionë euro janë vetëm për triumfuesin.
Formati i ri i Superkupës së Italisë po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, ku për herë të parë në histori, janë katër skuadra të përfshira në këtë garë, me vendin e dytë të Serie A dhe vendin e dytë të Kupës së Italisë që i bashkohen fituesve, raporton KosovaPress.
Kampioni i Serie A, Napoli e mposhti 3:0 mbrëmë Fiorentinan, ku kishte vetëm 7000 tifozë në stadium në “Al Awwal Park”, ku edhe do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë.
“La Repubblica” bën të ditur se çmimi për klubet e Serie A është plot 23 milionë euro. Sigurisht, fituesi do të marr pjesën më të madhe, duke përfituar 8 milionë euro nga sezoni i kësaj Superkupe.
Pjesa tjetër e 16 klubeve të Serie A që nuk marrin pjesë në këtë garë do të marrin pjesën e mbetur.