Rutte: Putin nuk ka të drejtë të vërë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte nuk dëshiron që pranimi përfundimtar i Ukrainës në aleancën e mbrojtjes të varet nga pozicioni i Rusisë.
‘’NATO duhet ta bëjë të qartë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka veto apo votë se kush i bashkohet aleancës në të ardhmen’’, theksoi Rutte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
‘’Ukraina do t’i bashkohet NATO-s sapo të arrihet paqja e qëndrueshme’’, theksoi Rutte.
‘’Për ta arritur këtë, NATO duhet të sigurojë që Putini të mos përpiqet më kurrë të pushtojë pjesë të Ukrainës dhe duhet ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm përpara se të fillojnë bisedimet e paqes’’, shtoi ai.
Rutte përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për rritjen e kontributeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s.
Rutte tha se ‘’shpenzimi i 2 për qind të prodhimit kombëtar bruto (PBB) për mbrojtjen nuk ishte aspak i mjaftueshëm, por nuk dha një shifër’’.
‘’Nëse aleatët nuk rrisin shpenzimet e sigurisë, NATO nuk do të jetë më në gjendje të mbrohet në katër ose pesë vjet’’, theksoi ai, raporton rtsh.