
Rutte flet me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në Ballkan
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i NATO-s ka përmendur edhe partneritetin me Serbinë.
“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht, që të mbështesim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë partneritetin me Serbinë”, ka shkruar Rutte në x”, raporton rtk.