Rusia zgjeron ndikimin në Afrikë, dërgon armatime në zonat e konfliktit

Rusia zgjeron ndikimin në Afrikë, dërgon armatime në zonat e konfliktit

Teksa Rusia vijon luftën me Rusinë, ndërkohë ajo po zgjeron ndikimin e saj ushtarak në Afrikë, duke dërguar armë të sofistikuara në zonat e konfliktit nën-Saharian ku Kremlini po mbështet një prej forcave të armatosura.

Duke anashkaluar sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore, Moska po përdor anije mallrash për të dërguar tanke, automjete të blinduara, artileri dhe pajisje të tjera me vlerë të lartë në Afrikën Perëndimore, transmeton Associated Press.

Duke u mbështetur në imazhet satelitore dhe sinjalet radio, AP gjurmoi një konvoj anijesh të mallrave me flamur rus ndërsa ato lundronin në Detin Baltik.

Anijet mbanin pajisje bllokimi radioje dhe pajisje të tjera ushtarake, sipas zyrtarëve ushtarakë në Evropë që i monitoruan nga afër.

Dërgesat mund të forcojnë Korpusin rus të Afrikës së re ndërsa Moska garon me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kinën për ndikimin më të madh në të gjithë kontinentin.

Korpusi i Afrikës, dyvjeçar, i cili ka lidhje me një degë të fshehtë të ushtrisë së Rusisë, është në ngritje në një kohë kur trupat amerikane dhe evropiane janë tërhequr nga rajoni, të detyruara nga vendet nën-Sahariane që i drejtohen Rusisë për siguri.

Mali, Burkina Faso dhe Nigeri kanë luftëtarë të lidhur me al-Kaidën dhe grupin e Shtetit Islamik për më shumë se një dekadë.

Në fillim, grupet mercenare me një marrëdhënie të ngushtë me Kremlinin janë përleshur mes tyre në Afrikë.

Por gjithnjë e më shumë, Rusia po e vendos fuqinë e saj ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës në mënyrë më të drejtpërdrejtë.

Ne synojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me vendet afrikane në të gjitha sferat, me theks në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet. Ky bashkëpunim përfshin fusha të ndjeshme të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Anija ruse “Baltic Leader” prej 8,800 tonësh dhe “Patria” prej 5,800 tonësh janë midis qindra anijeve që vendet perëndimore kanë sanksionuar për të penguar burimet për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Share This