Rusia vijon sulmet ajrore ndaj Ukrainës, diplomati: Po luftojmë në tym, duhet ndihma e SHBA-së

Rusia vijon sulmet ajrore ndaj Ukrainës, diplomati: Po luftojmë në tym, duhet ndihma e SHBA-së

Megjithëse po bëhen përpjekje për të vendosur armëpushimin dhe paqen mes Moskës dhe Kievit, por edhe deklarata e fundit e presidentit Trump se do të vendosë sanksione të reja ndaj Kremlinit, Rusia vijon të sulmojë Ukrainën.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur se Rusia ka lëshuar ​​dy raketa balistike Iskander – plus një raketë lundrimi – nga rajoni i Rostovit në Ukrainë.

Ukraina thotë se raketat dhe 79 dronë u kapën nga avionë luftarakë dhe grupe të lëvizshme zjarri në terren.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës pasi SHBA ndërpreu ndihmën e ndarjes së inteligjencës amerikane me Kievin.

Nga ana e tyre ukrainasit thonë se “rusët janë jashtëzakonisht të frymëzuar nga deklaratat e fundit të Trump se ai po largohet nga Evropa, se ai do të heqë sanksionet kundër Rusisë, duke shkurtuar inteligjencën ukrainase dhe gjithashtu furnizimet”, thotë diplomati ukrainas, Volodymyr Omelyan.

Duke reaguar ndaj lajmeve nga SHBA se Uashingtoni ka revokuar aksesin në imazhet satelitore, Omelyan thotë se tani është “si të luftosh si i verbër”.

Ne nuk e shohim më atë që po përgatit të bëjë Rusia. Është shumë e vështirë të shihet drejtimi kryesor i sulmeve dhe furnizimeve të tyre të ardhshme. Vetëm të dëgjojmë zhurmën dhe e dimë se është armiku por nuk e shohim atë”, ka theksuar Omelyan.

Megjithatë, SHBA duket se ka bërë një ndryshim të vogël teksa Donald Trump tha se po shqyrton sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Rusia po sulmon vazhdimisht Ukrainën.

Major Volodymyr Omelyan nga Brigada e Forcave të Armatosura të Ukrainës e ka përshkruar sulmin në Dobropillya si “sulm tipik rus”.

“Në këtë rast të veçantë ka pasur një sulm me raketa. Ka sulme të përditshme me bomba në rajonin e Donetskut”, tha Omelyan për BBC Radio 5 Live Breakfast.

“Civilët po lëndohen dhe po vriten çdo ditë. Rusia vret civilë”, thotë kreu rajonal i Donetsk Vadym Filashkin në një postim në Telegram këtë mëngjes.

Sipas tij, numri i njerëzve të vrarë në rajonin e Donetskut ka shkuar në 20 të premten dhe 43 të tjerë të plagosur.

Kreu rajonal thotë gjithashtu se shifrat e fundit nuk përfshijnë të plagosurit në Mariupol dhe Volnovakha, të cilat janë aktualisht nën kontrollin ushtarak rus.

Share This