
Rusia: Sulmi izraelit ndaj Iranit shtyn rajonin në prag të ‘katastrofës së madhe bërthamore’
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara paralajmëroi se sulmi i izraelit ndaj Iranit po e shtyn Lindjen e Mesme në prag të një ‘katastrofë të madhe bërthamore’.
“Ne jemi të detyruar të diskutojmë mbi këtë aventurë të re, jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të papërgjegjshme nga Izraeli në rajon, e cila këtë herë po e shtyn rajonin drejt një katastrofe bërthamore në shkallë të gjerë”, tha Nebenzia tha gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit.
Sipas tij, “komuniteti ndërkombëtar nuk duhet dhe nuk mund të mbetet spektator i një provokimi të tillë…Pasojat e mundshme radiologjike të shkatërrimit të objekteve bërthamore janë alarmante.”
Nebenzia vuri në dukje se Rusia ka theksuar për disa vjet refuzimin e saj të zgjidhjeve shtrënguese për çështjen e programit bërthamor të Iranit, i cili do të shkaktonte pasoja të rënda “jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën.”
Nebenzia akuzoi Perëndimin se “duke bërë gjithçka për të shtuar karburant në zjarrin e përshkallëzimit. Në fakt, ajo e ka nxitur atë, dhe veprimet e saj që shkaktojnë tension në forume ndërkombëtare kanë shtyrë vetëm Izraelin të ndërmarrë hapa ekstrem, duke krijuar përshtypjen e rreme se mund të bëjë gjithçka që dëshiron.”
Ai theksoi se “Rusia mbetet e angazhuar për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare, duke respektuar Kartën e KB dhe duke kërkuar zgjidhje që parandalojnë që rajoni të rrëshqasë më tej në një luftë të re shkatërruese. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata që mbrojnë diplomacinë dhe kërkojnë mënyra për të zgjidhur kontradiktat ekzistuese në mënyrë paqësore”
Ndërkaq, më herët, zyra e shtypit në Kremlin raportoi se Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare.
Pas bisedave telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin, Presidentit iranian Masoud Pezeshkian dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, zyra e shtypit Kremlin konfirmoi se “Rusia do të vazhdojë kontaktet e saj të ngushta me Iranin dhe Izraelin për të shmangur pasojat e rënda të konfliktit të tyre për tërë Lindjen e Mesme.”
/rtsh.al/