
Rusia sulm masiv në Kiev, vriten 9 persona, plagosen mbi 60 të tjerë
Një sulm rus me raketa dhe dron në shkallë të gjerë ka goditur Kievin gjatë natës, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 63 të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë. Lajmi u konfirmua nga autoritetet ukrainase.
Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha në kanalin e saj Telegram se Rusia goditi Kievin me dronë dhe raketa balistike.
“Të paktën 42 persona u shtruan në spital”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Operacionet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte për të gjetur trupa nën rrënoja.
Sulmi, i cili filloi rreth orës 01:00 të mëngjesit, goditi të paktën katër lagje në Kiev.
“Në lagjen Sviatoshynkskyi, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi që u dëmtua nga sulmi. Njerëzit u bllokuan nën rrënojat në ndërtesë”, tha administrata e qytetit të Kievit.
Më shumë zjarre u raportuan në rrethet Shevchenkivsky dhe Holosiivskyi, raporton rtsh.