
“Rusia po kërkon shumë për paqen”, Vance: Pavarësisht mosmarrëveshjeve “SHBA-ja dhe Evropa” janë i njëjti ekip për Ukrainën
“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë “në të njëjtën anë” pavarësisht dallimeve të tyre dhe aleanca duhet të “evoluojë” përballë sfidave të reja të sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën.”-deklaroi Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance.
Gjatë një takimi me udhëheqësit e Konferencës së Sigurisë në Mynih në Uashington, ai theksoi se “Unë ende besoj fuqimisht se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë i njëjti ekip”, tha Vance, dhe kjo, shtoi ai, “nuk do të thotë se nuk do të kemi mosmarrëveshje”.
Vance përsëriti se administrata Trump dëshiron që partnerët e saj evropianë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe paralajmëroi se situata aktuale e sigurisë “nuk është e mjaftueshme për të përballuar sfidat e 20 viteve të ardhshme”.
“Ka shumë mënyra se si kjo aleancë do të evoluojë dhe ndryshojë”, tha ai, duke theksuar se këto “çështje të mëdha” duhet të diskutohen së bashku.
Lidhur me negociatat për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, Zëvendëspresidenti e paralajmëroi Rusinë se po “kërkon shumë” në këmbim të arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Ukrainë, megjithëse ai beson se Moska është e interesuar në arritjen e një zgjidhjeje të konfliktit.
“Nuk jam pesimist ende. Dua të them, padyshim, rusët dhe ukrainasit nuk e kanë arritur atë pikë (të jenë në gjendje të ulen dhe të bisedojnë), sepse luftimet vazhdojnë”,
Duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të luajnë, Vance shton se “një rol konstruktiv në përparimin e bisedimeve të paqes” dhe për këtë arsye po përpiqen të “shkojnë përtej obsesionit me armëpushimin 30-ditor dhe të përqendrohen më shumë në një marrëveshje afatgjatë”.
Gjatë bisedës së tij me udhëheqësit e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Vance mbrojti gjithashtu tarifat e vendosura nga Trump.
“Ne duam vetëm pak më shumë drejtësi, ose, për të përdorur fjalën e preferuar të presidentit, reciprocitet. Dhe, përsëri, me Evropën, mendojmë se kjo është një bisedë shumë, shumë e lehtë për t’u zhvilluar“, tha ai. /rtsh/