Rusia liroi një shtetase amerikane nga arresti

Rusia liroi një shtetase amerikane nga arresti

Rusia ka liruar nga arresti një shtetase amerikane, Ksenia Karelina, e cila ishte dënuar me 12 vjet burg për një donacion për një grup bamirësie ukrainase.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se një shtetas amerikan ishte liruar nga paraburgimi rus në një shkëmbim të rrallë të të burgosurve, mes një përpjekjeje më të gjerë të Uashingtonit dhe Moskës për të përmirësuar marrëdhëniet, njoftojnë mediet e huaja.

E burgosura, Ksenia Karelina, një shtetase e dyfishtë, e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, po vuante një dënim 12 vjet, në Rusi, nën akuzën për tradhti, për dhurimin e rreth 50 dollarëve për një grup jofitimprurës që dërgon ndihmë në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit, Rubio, tha të enjten se Karelina, 33 vjeçe, ishte “në një aeroplan që kthehej në shtëpi në Shtetet e Bashkuara”.

“Ajo u arrestua gabimisht nga Rusia për më shumë se një vit dhe presidenti Trump siguroi lirimin e saj,” shkroi ai në X.

Ndryshe, lajmi për lirimin e Karelinës u raportua, fillimisht, nga ‘The Wall Street Journal’, ku sipas saj, kjo ngjarje ishte pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve që u zhvillua në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton rtk.

Share This