Rusia lëshon 188 dronë drejt Ukrainës, godet “infrastrukturën kritike”

Rusia lëshon 188 dronë drejt Ukrainës, godet “infrastrukturën kritike”

Një numër rekord dronësh rusë dëmtuan të martën disa godina dhe “infrastrukturën kritike” në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Në sulmin gjatë natës, armiku lëshoi një numër rekord mjetesh ajrore të papilotuara ‘Shahed’ dhe dronë të paidentifikuar,” njoftuan forcat ajrore ukrainase, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.

Nga 188 dronë të lëshuar, Ukraina thotë se rrëzoi 76 prej tyre në 17 rajone të vendit, ndërsa 95 të tjerë humbën nga radarët ose u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse elektronike.

Sulmi me dronë nga Rusia u plotësua përmes goditjes së katër raketa balistike ruse Iskander-M.

Të martën, ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 vendeve anëtare të NATO-s po takohen në Bruksel për të diskutuar zhvillimin e luftës dhe futjen në lojë të një rakete të re eksperimentale hipersonike nga ana e Rusisë.

Sulmi me raketën e re u krye në qytetin e Dnipros dhe presidenti Vladimir Putin e justifikoi si përgjigje ndaj raketave të lëshuara ditë më parë nga Ukraina, të cilat ishin siguruar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Presidenti Volodimir Zelenski ka kërkuar sisteme kundërajrore më moderne për t’iu kundërpërgjigjur rrezikut rus. /AFP

Share This