Rusi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas sulmit ukrainas
Zyrtarët rusë në rajonin e Kurskut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi trupat ukrainase përparuan në zonë, në një hap që rrit mbrojtjen e termocentralit lokal bërthamor, sipas guvernatorit në detyrë, Alexei Smirnov.
“Rajoni i Kurskut vazhdon të përballet me një situatë të vështirë operacionale në zonat kufitare”, tha Smirnov në Telegram, duke theksuar se ai po drejton një staf operativ që po punon gjatë gjithë kohës pasi Kievi filloi një sulm tokësor ndërkufitar në befasi duke përdorur trupa dhe mjete të blinduara.
Ministria ruse e Shëndetësisë tha se më shumë se 30 persona u plagosën nga bombardimet ukrainase në rajonin e Kursk, me të paktën 19 të shtruar në spital për trajtim.
Mes të plagosurve është korrespondenti më i njohur i luftës i televizionit rus, Yevgeny Poddubny, i cili po trajtohet në një spital lokal për djegie të rënda të pësuar nga një sulm me dron. /atsh/