Rumania i jep dritën “jeshile”, ja kur do të debutojë Rrahmani
Rumania i ka dhënë leje të punës sulmuesit kosovar Albion Rrahmanit për të luajtur te Rapidi i Bukureshtit.
Rrahmani iu bashkua këtë verë Rapidit nga Ballkani 600 mijë euro, por që deri më tani nuk ka debutuar për shkak të lejes së punës nga shteti rumun, shkruan lajmi.
Lajmin se Rrahmani nga tani është i gatshëm për debutim e ka bërë të ditur klubi rumun me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Koha e debutimit po afrohet. Albion është pjesë e skuadrës për ndeshjen në Craiova” – thuhet në njoftimin e Rapid Bukureshtit.
Albion Rrahmani shkëlqeu në edicionet e fundit me Ballkanin në Superligën e Kosovës dhe garat evropiane.
Rrahmani para Ballkanit karrierë ka bërë edhe te Malisheva.