Rumani-Kosovë, formacionet zyrtare

Rumani-Kosovë, formacionet zyrtare

 

Rumani – Kosovë: Dardanët synojnë fitore në Bukuresht, Foda vendos formacion sulmues

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Rumaninë në Ligën e Kombeve, në kuadër të xhiros së pestë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Dardanëve në kohët e fundit, pasi fitorja jep shpresë për vendin e parë në grup dhe promovimin direkt në Ligën B.

Përballja e parë përfundoi me fitore të Rumanisë në Fadil Vokrri, ndërsa sot Kombëtarja e Kosovës vetëm me fitore mbetet në garë për kreun e grupit, ndonëse ka shumë mungesa.

Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Rumania e drejtuar nga Mircea Lucescu luan me skemën 4-3-3.

Rumania (4-3-3): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus dhe Mihalia.

Në anën tjetër, Franco Foda, ka vendosur formacion tejet sulmues, me Vedat Muriqin që kthehet në 11shën bazë.

Kosova (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Hadërgjonaj; Berisha, Rexhbeçaj; Jashari, Muslija, Zhegrova; Vedat Muriqi.

Kjo përballje zhvillohet në Arena National në Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Share This