Rudiger paralajmëron Manchester Cityn

Rudiger paralajmëron Manchester Cityn

Gara më prestigjioze në konkurrencën e klubeve, Liga e Kampionëve, ka hyrë në fazën më interesante dhe sonte zhvillohen dy ndeshje të zjarrta.

“Galaktikët” e Real Madridit presin “Qytetarët” e Manchester Cityt dhe “Topçinjtë” e Arsenalit, që presin Bayern Munich.

Një ditë para sfidave u zhvilluan edhe konferencat për shtyp, ku qendërmbrojtësi i Realit, Antonio Rudiger, u shpreh se ndaj të Manchester City do të jetë një ndeshje e vështirë, por më tej shtoi se ata janë Real Madrid dhe duhet të kenë besim te vetja.

“Ne duhet të jemi gjithmonë pozitivë, do të jetë e vështirë kundër Manchester Cityt, por ne jemi Real Madrid dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe në formë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, u shpreh “shtatlarti” gjerman i mbrojtjes së “Los Blancos”.

Share This