“Rudiger është i sëmurë mendor” – ish lojtari i Real Madridi ‘godet’ gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

“Rudiger është i sëmurë mendor” – ish lojtari i Real Madridi ‘godet’ gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

Barcelona fitoi Kupën e Mbretit për herë të 32-të në histori duke mposhtur Real Madridin me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, në një përballje ku nuk mungoi tensioni. 

Jules Koundé shënoi në kohën hstesë për festën e Barcelonës, ku pastajlLojtarët e Realit ishin nervozë në momentet e fundit, ndaj Antonio Rüdiger mori karton të kuq nga stoli për gjuajtjen e një shishe drejt gjyqtarit.

Mbrojtësi i tërbuar gjerman, mezi u pengua nga anëtarët e stafit stërvitor që të hynte në fushë.

Sjellja e Rüdiger u komentua sërish nga Rafael van der Vaart, ish lojtar i Real Madridit, duke e quajtur gjermanin të sëmurë mendor.

“Antonio Rüdiger është një pacient mendor. Ndonjëherë ai është një djalë qesharak, ndonjëherë ai është një idiot. Sot ai ishte një idiot”, deklaroi holandezi pas ndeshjes.

Van der Vaart bëri komente të ngjashme për Rüdiger disa ditë më parë.

Ai tha në atë kohë: “Sa për Rüdiger, ne të gjithë mendojmë se ishte e qëllimshme kur ai shkeli një kundërshtar… Ai luante në Stutgart kur unë isha në Gjermani. Më goditi me shkelm në stomak dhe mori një karton të kuq menjëherë… Po, e dini, ai është pak idiot.”

Kujtojmë se Rüdiger shkeli lojtarin e Arsenalit, Lewis-Skelly gjatë eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, shkruan telegrafi.

Megjithatë, Rüdiger përballet me një gjobë të madhe pas Barcelonës, sepse ai shau gjyqtarin e ndeshjen.

Share This