“Një gol prej legjende”, Griezmann shkruan historinë

“Një gol prej legjende”, Griezmann shkruan historinë

Nuk ishte një mbrëmje historike ajo e djeshmja për Atletico Madrid, që u mund nga rivalët e Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Por në sfidën e luajtur në Rijad, që përfundoi me rezultatin 5-3 (pas kohësh shtesë) për skuadrën e Ancelottit, rekordin më të rëndësishëm e vendosi Antoine Griezmann.

Me golin e shënuar kundër Realit, sulmuesi francez u bë golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e klubit. Griezmann shënoi golin e 174-t me fanellën e Atletico Madrid, duke kaluar legjendarin Luis Aragones, që ishte ndalur në kuotën e 173 golave.

Kjo arritje e 32-vjeçarit nuk ka kaluar pa u vënë re në Francë, aty ky “L’Equipe”, gazeta më e madhe sportive në vend, i ka dedikuar faqen e parë, me titullin: “Një gol prej legjende”.

Griezmann ka luajtur me Atleticon shumicën e karrierës së tij ( periudha e parë 2014-2019), provoi një eksperiencë të shkurtër te Barcelona (2019-2022), për tu rikthyer sërish më pas te skuadra baske.

Share This