rti-logo “Gjermani 2024”, UEFA ndalon tifozët e Shqipërisë të marrin fruta në stadium
Tifozët e Shqipërisë dhe të të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në “Euro 2024” duhet që të bëjnë kujdes kur të paraqiten në stadium pasi UEFA ka vendosur rregulla strikte.
Nëse keni një biletë për në “Euro 2024” atëherë ditën e ndeshjes duhet të bëni kujdes për sendet, të cilat do të merrni me vete në impiant.
Sipas UEFA-s tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme përpara se të futen në stadiume.
“Pijet e ndryshme, mbushësit e cigareve elektronike, ushqimet të ç’do lloji duke përfshirë fruta si mollë, banane dhe portokalle”, do të jenë të ndaluara në stadium.
Sipas mediave gjermane ushqimet, të cilat do të shiten brenda stadiumeve do jenë ato tradicionale pra bratwurst dhe salcat karakteristike të Frankfurtit dhe do të kushtojnë deri në 4.5 euro ndërsa në finale e Berlinit do të shiten 5.5 euro.
Nëse dikush tenton që të futet në impiant me sendet e ndaluara atëherë mësohet se do të përjashtohet nga i gjithë aktiviteti.
Sipas autoriteteve lokale tifozët kanë rreptësisht të ndaluar që të mbajnë me vete flamuj me simbole naziste dhe ato që simbolizojnë luftën mes Izraelit dhe Palestinës, fishekzjarre, vuvuzela dhe bilbila.
Në ambientet e stadiumeve nuk lejohet konsumimi i cigareve normale dhe atyre me avull ndërsa i ndaluar do të jetë edhe përdorimi i kanabisit edhe pse vetëm pak ditë më parë u legalizuar përdorimi i tij në Gjermani.