
“Rrugën çel e kanë, nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së”, Porosia e Abdixhikut për deputetët e partisë së tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.
LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.
Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.
“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në “Pressing” të T7.