Rruga drejt grupeve/ Njihuni me kundërshtarët e ekipeve shqiptare në play off
Partizani, Ballkani dhe Struga tani janë vetëm një raund nga fazë e grupeve të Conference Leaague.
Aventura e tyre në Europë vijon dhe tani do të kërkojnë me çdo kusht që të vijojnë aventurën europiane edhe gjatë vjeshtës.
Kampionë e Shqipërisë do të luajnë ndaj Astanës, një kundërshtar i vështirë në letër. Skuadra kazake kaloi Dinamo Tbilisin në turin e parë, duke marrë një barazim dhe një fitore, ndërkohë që u eliminua më pas nga gjigantët kroatë të Dinamos së Zagrebit me rezultatin e përgjithshëm 6-0.
Më pas u zhvendosën në Europa League, aty ku ndonëse mundën në shtëpi 2-1 Ludogorets, në ndeshjen e kthimit u mundën thellë 5-1. Një kundërshtar jo i lehtë për ekipin e Zekic, që forcën më të madhe e ka në ndeshjet në shtëpi. Të kuqtë sfidën e parë do ta luajnë në transfertë, ndërkohë që të kuqtë vijnë me moralin lart, pasi, si asnjëherë më parë, kanë marrë 4 fitore radhazi në arenën ndërkombëtare.
Ballkani do të vihet përballë Bate Borisovit në play-off të Conference Leagues. Kampionë e Kosovës do të sfidojnë skuadrën që eliminoi Partizanin nga Champions në ruandin e parë. Në raundin e dytë, bjellorusët u shpartalluan nga Arisi, teksa pësuan plot 11 gola në të dyja ndeshjet.
Më pas, në Europa League, gjithashtu nuk fituan asnjë nga dy ndeshjet me Sheriffin e Tiraspolit, teksa u mundën 5-1 në takimin e parë dhe barazuan 2-2 në sfidën e kthimit.
Skuadra e Ilir Dajës ka konfirmuar se është në formë dhe po kalon një moment të mirë, teksa ka marrë 4 fitore në katër ndeshjet e fundit në Europë.
Në prishtinë janë të pathyeshëm, teksa kanë marrë 3 fitore ndaj Ludogorets, Larne dhe Lincoln e të enjten synojnë të bëjnë mirë edhe ndaj Bates.
Struga, në anën tjetër, do të tentojë të bëjë ëndrrën realitet ndaj kampionëve të Islandës, Bredablink. Islandezët kaluan Shamrock Rovers në turin e parë të Ligës së kampioneve, ndërkohë më pas u eliminuan nga Copenhagen në shifrat e përgjithshme 8-3. Edhe në Europa League bënë një paraqitje të dobët, pasi u mundën nga Zrinjski në ndeshjen e parë në Bosnjë 6-2, ndërsa në shtëpi fituan minimalisht.
Një kundërshtar pa shumë eksperiencë e mund të konsiderohet i barabartë me Strugën. Skuadra e Shpëtim Duros ka bërë paraqitje dinjitoze dhe beson tek ëndrra e grupeve të Conference League. /SS/