Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, një në gjendje më të rëndë
Pesë persona janë goditur nga rrufeja në Prevallë.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se një nga ta është në gjendje më të rëndë.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë”, tha ai.