Rrjetat e paprekura, Neuer arrin Casillas-in
Ndeshja e mbrëmshme kundër Lazios ishte e 57-ta me rrjeta të paprekura në Ligën e Kampionëve për portierin e Bayernit, Manuel Neuer.
Me këtë shifër, portieri gjerman është barazuar me ish-portierin legjendar të Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, që gjithashtu e ka ruajtur 57 herë të paprekur portën në 177 ndeshje të luajtura me klubin spanjoll e më pas me Porton.
Ashtu si Casillas, edhe Neuer, i ka arritur shifrat me dy klube, në 136 ndeshje të luajtura, fillimisht me Schalken e më pas me Bayern. Neuer iu prezantua botës me ndeshjen e famshme të Shalkes kundër Portos plot 16 vjet më parë, më 5 mars 2008, ku edhe pse nuk e ruajti të paprekur portën bëri disa mrekulli dhe ndihmoi skuadrën të kalonte më tej pas penalltive.
Tani i duhet edhe një ndeshje tjetër pa pësuar gol për të qenë i vetëm në majën e renditjes për rrjetat e paprekura.
Pas Neuer dhe Casillas me nga 57 ndeshjes, vjen një tjetër legjendë e portës, Buffon, që ka 52 rrjeta të paprekura në 124 ndeshje të luajtura me Parmën, Juventus e PSG.