Rritja e tarifave të rrymës, Bajrami: Do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve

Rritja e tarifave të rrymës, Bajrami: Do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryeshefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar mbrëmë se me rritjen e rrymës nga muaji prill qytetarët mund të paguajnë 8 euro më shumë për një muaj, pra nëse një muaj paguajnë 50 euro, muajin tjetër do të paguajnë 58 euro.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Zbatimi i vendimt të ZRRE-së do të ketë pasoja të rëndë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Nga 1 prilli i këtij viti, çmimi i energjisë rritet me 15%. Kryetari i Bordit të ZRRE-së thotë: “Nëse keni paguar 50€, tani do të paguani 58€” (në të vërtetë, rritja prej 15% e çon faturën në 57.5€ jo në 58).

Por janë disa fakte që duhet të thuhën zëshëm:

❌ Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë.

❌ Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre.

❌ Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë.

❌ Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.

❌Shto këtu faktin se ZRRE-ja po i hedh në treg të hapur 1000 kompanitë më të mëdha të vendit. Sipas vendimit të ZRRE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrejt (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë.

❌Pyetja: Kush përfiton nga ky vendim?

❌Përgjigja: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

Është e qartë se zbatimi i këtij vendimi çon drejt rrënimit të ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

PS.

Sipas ZRRE-së, në Kosovë janë 19 kompani të licencuara për tregti me energji elektrike, e në mesin e tyre kish të tilla që hynë në top dhjetshën e kompanive kosovare për nga qarkullimi, për vitin 2024. Vetëm ky fakt tregon mjaftushëm në çfarë gjendje jemi.

Share This