Rritja e çmimit të rrymës, Rukiqi: Paaftësi e qeverisjes katërvjeçare

Rritja e çmimit të rrymës, Rukiqi: Paaftësi e qeverisjes katërvjeçare

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka folur për arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar se ka rritje të çmimeve të produkteve të ndryshme, sipas tij, krejt kjo vjen nga paaftësia e ish-Qeverisë Kurti.

“Çdo qeveri që është e paaftë pasojat nuk i paguan politika që e udhëheq atë qeveri, pasojat i paguajnë qytetarët. Paaftësinë e qeverisjes katër vjeçare ne po e paguajmë, po vazhdojmë ta paguajmë, do të thotë se nuk ka përfunduar me mandatin e tyre, po e paguajmë shtrenjtë”.

“Nuk është vetëm energjia elektrike, mos të anashkalojmë faktin që inflacioni rekord, rritja e çmimeve rekorde ka ndodhur brenda këtyre katër viteve. Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga paaftësia dhe nga vendimet korruptive, qasja korruptive në raport me sektorin e energjisë komplet kjo qeveri”.

“Kjo qeveri nuk e ka marrë mundin për të ndërtuar ndonjë kapacitet të ri, as ka menaxhuar prodhim me të gjitha ato termocentralet e vjetra, kjo qeveri ka menaxhuar vetëm importimin e energjisë elektrike”.

“Shikoni edhe komunikimin që kanë në Whatssap, kryeministri ka komunikim me kabinetin e vet dhe me akterët e energjisë, ka aktakuzë për këtë”, ka thënë Rukiqi. /Klankosova.tv

 

Share This