Rriten shtesat për fëmijët
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë shtesat për fëmijët.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shtesat për fëmijët tani e tutje do të jenë nga 20 euro.
Ndërsa, nënat që kanë tre fëmijë e më shumë do të marrin nga 30 euro për secilin prej tyre
“Për të adresuar sfidat që kishim para nesh, tre vite më heret, qeveria jonë pati miratuar pakon e ringjalljes ekonomike. Një nga masat e para të zbatuara ishte masa e shtesave për fëmijë. Për mëse 20 vite asnjë qeveri nuk kishte marrë mundin të bënte diçka për nënat dhe fëmijët. Por u desh të vinte një qeveri si kjo e jona që ka në qendër mirëqenien e secilit qytetarë që më në fund edhe nënat dhe fëmijët të ndjejnë dorën e shtetit. Skemën e shtesave por fëmijë tani po e sjellim te dizajnuar. Për fëmijën e parë dhe të dytë do të jenë nga 20 euro, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, shtesat do të jenë 30 euro. Për çdo fëmije pas të tretit, vlen shtesa e njëjtë prej 30 eurove. Qeveria jonë është për të mbështetur familjet”, tha ai, raporton RTKlive.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kostoja vjetore e kësaj pakoja do të jete 120 milionë euro
“Nëse njëri nga fëmijët mbush 16 vjeç, atëherë shtesat për dy fëmijët llogariten nga 20 euro. Tani jemi në muajin korrik dhe listat për këtë muaj janë përpunuar me skemën e vjetër. Skema e re do të nis nga muaji gusht. Skema koston vjetore e ka 120 milionë euro. Kjo tregon përkushtimin tonë si qeveri që të sigurohemi që të gjithë kanë shanca të barabarta në jetë”, tha ministri Murati.
Vendimi hyn në fuqi në muajin gusht. /rtk