
Rrëzohet një helikopter në Itali, tre të vdekur
Një përplasje e helikopterit pranë Parmës në veri të Italisë ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë drejtorin e kompanisë së prodhimit të sallamit Rovagnati.
Mediat italiane shkruajnë se rrethanat e aksidentit aktualisht janë të paqarta. Por bëhet e ditur se mjegulla e dendur ka mbuluar zonën në momentin që helikopteri është rrëzuar në tokën pronë e familjes Rovagnati.
Sipas të përditëshmës La Stampa, njëri nga viktimat është 41-vjeçari, Lorenzo Rovagnati.