Rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq në Vlorë
Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më problematike ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.
Rreth 30 familje të evakuuara kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.
Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.