Rrëshqitje e dheut në Etiopi, dyshohet për 500 persona të vdekur

Rrëshqitje e dheut në Etiopi, dyshohet për 500 persona të vdekur

257 persona janë konfirmuar të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Etiopinë Jugore, të hënën.

Megjithatë, numri i të vdekurve pritet të vazhdojë të rritet në mbi 500, tha agjencia humanitare e OKB-së ‘Ocha’, duke cituar autoritetet lokale.

Në vendin e fatkeqësisë, qindra njerëz vazhdojnë të kërkojnë në baltën e lagur për të gjetur ndonjë të mbijetuar. Mbi 15,000 njerëz të prekur duhet të evakuohen, sipas raportit, shkruan rtk.

Rrëshqitja e dheut erdhi pas reshjeve të dendura në një zonë malore, ku jeton një komunitet të vogël.

Share This