“Rrenc, mashtrues i madh” – Kapen Santiana e Buci, ky ndihet fajtor për veprimet e tij
Dy prej banorëve shumë të perfolur në “Big Brother VIP Kosova”, të dytë në nominim, raportet e të cilëve kanë ndryshuar në krahasim me muajt e parë që ata u bënë pjesë e këtij “reality show”, janë tensionuar edhe më tej.
Por gjatë një diksutimi qe ata patën në mes tyre, Buci u ndjeh fajtor për veprimet e tij, shkruan lajmi.net.
“Nuk e di pse kështu po sillesh e po m’bon mu ni keq e fajtor për shumë sene’, iu drejtua Buci – Santianës.
“Duhesh me kon”, ia ktheu ajo.
Sipas Santianës, Buci e ka përdorur atë vetëm për lojë, njësoj siç kishte bërë me Ledin në formatin paraprak ku kishte marrë pjesë, gjë për të cilën ishte rrëfyer ai vet.
“Rrenc, mashtrues më i madhi”, vazhdoi e agravuar Santiana.