Rrëfimi i Berishës për Kosharen: Më 9 prill i patëm shpartalluar forcat serbe, kërkonin ndihmë se s’do të mbetej asnjë gjallë

Rrëfimi i Berishës për Kosharen: Më 9 prill i patëm shpartalluar forcat serbe, kërkonin ndihmë se s’do të mbetej asnjë gjallë

Ish-komandanti i UÇK-së që ka marrë pjesë në Betejën e Koshares, Rrustem Berisha, në një intervistë në Frontal të T7, ka thënë se secili që ka luftuar në Koshare është krenar.

Berisha thotë se në atë ballafaqim, forcat e UÇK-së kanë triumfuar dhe se fitorja është ushtarake, diplomatike e politike.

Ai ka treguar se Betejën e Koshares forcat serbe e cilësojnë edhe si “tmerri i Koshare”, raporton Express.

“Çdo ushtarë që ka qenë pjesë e Koshares është krenar. Një ballafaqim, ku forcat tona kanë triumfuar, është fitore e madhe ushtarake, diplomatike, politike. Forcat serbe e quajnë edhe tmerri i Koshares”, ka thënë ai.

Në këtë bisedë për FRONTAL, Berisha ka thënë se e kujton 9 prillin, si ditën kur UÇK i kishte shpartalluar forcat serbe dhe thotë se i kanë dëgjuar në radiolidhje duke kërkuar ndihmë e duke thënë se “asnjë s’do të mbetet gjallë”.

“Më së shumti e kujtoj 9 prillin, kur i kemi shpartalluar forcat serbe. Kur i dëgjonim duke folur forcat serbe, duke kërkuar ndihmë e duke thënë se s’do të mbesin gjallë asnjë”, ka rrëfyer Berisha në FRONTAL.

Ai ka thënë se si moment tjetër nga Kosharja i kujtohet edhe momenti i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar

“Më kujtohet edhe guri I kufirit. Ajo është këmba e luftarit të UCK-së”, ka thënë Berisha, duke treguar se ashtu kanë vendosur ta cilësojnë aktin e shkeljes së gurit të kufirit.

Share This