Rrëfehet Ribery: Rrezikova të më prisnin këmbën

Rrëfehet Ribery: Rrezikova të më prisnin këmbën

Franck Ribery ka dhënë një intervistë, ku ka folur për momentet e vështira që ka përjetuar pas operacionit të fundit në gju.

Një operacion që rrezikoi të humbiste një këmbë dhe përfundimisht shënoi fundin e karrierës së tij në 2022.

Në kohën kur sulmuesi francez luante për Salernitanën dhe gjendja e tij fizike ishte e komplikuar për t’u menaxhuar.

“Gjuri filloi të më dhimbte gjithnjë e më shumë”, shpjegoi Ribery .

“Nuk stërvitesha më mes ndeshjeve, por u rikuperova për të ruajtur veten”.

Më pas erdhën rezultatet e testeve të cilat përshkruanin një tablo komplekse klinike dhe ndryshuan gjithçka. Në fakt, zbulimet e fundit klinike evidentuan se ish-lojtari i Bayernit nuk kishte më kërc dhe lojtari u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në Austri për të vendosur një pllakë. Operacioni nuk shkoi siç pritej dhe pati komplikime të mëdha.

“Unë pata një infeksion të rëndë pothuajse pesë muaj më vonë. Më pas u hoq pllaka, por ndërkohë infeksioni më mbyti. Ishte aq serioz sa kisha vrima në këmbë.”

“Kam kaluar dymbëdhjetë ditë në urgjencë në spital në Austri dhe kam qenë shumë i frikësuar. Mund të më kishin prerë këmbën”, ka pohuar Ribery.

Share This