Rrebesh golash, Arsenali në një finish dramatik mposht Luton-in

Rrebesh golash, Arsenali në një finish dramatik mposht Luton-in

Arsenali pas një finishi dramatike e ka mposhtur në udhëtim Luton Town, me rezultat 3-4.

Luton dhe “Topçinjtë” u përballen të martën në kuadër të Premier League-s.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një sfidë interesante, me aksion dhe raste të shumta dhe shtatë gola të shënuara.

Martinell pas 20-të minutave lojë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën e Mikel Artetës në epërsi prej 0-1.

Pesë minuta më vonë, nikoqirët me golin e Osho u rikthyen në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Megjithatë, Arsenali në pushim shkojë me avantazhin prej 1-2, falë golit të Jesus (45’).

Luton-i e nisi mirë pjesëlojën e dytë dhe vetëm pas katër minutave barazuan shifrat në 2-2 me golin e Adebayo, derisa Barkley (57’), përmbysi Arsenalin në 3-2.

Skuadra udhëtuese tre minuta me vonë përmes Havertz gjeti golin e tretë, derisa Rice (90+7’), realizoi golin e katërt dhe të fitores për Arsenalin.

Arsenali tani ka 36 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë së Liverpooli, e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Lutoni renditet e 17-ta me vetëm sosh.

Share This