Rrahmani në formë të mirë, ja si u vlerësua në fitoren e Napolit

Rrahmani në formë të mirë, ja si u vlerësua në fitoren e Napolit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i është rikthyer fitoreve në Serie A. Napoli i Rrahmanit mposhti të dielën ekipin Monza, me rezultat 2:4.

Rrahmani, në këtë ndeshje luajti për 90 minuta duke qenë shumë i dobishëm për skuadrën napoletane, me 96% saktësi të pasimeve dhe me 5 pastrime vendimtare para portës.

Rrahmani u vlerësua me notën 7.2, për performancën e tij në arkëtimin e 3 pikëve të reja për Napolin.

Aktualisht skuadra e tij pozicionohet në pozitën e 7-të me vetëm 2 pikë më pak se sa pozita që e dërgon në garat evropiane.

Share This