
Rrahmani: Napoli më bëri presion, që të mos luaja me Kosovën
Nga grumbullimi i Kosovës, pas fitores së mbrëmshme ndaj Islandës, ka folur kapiteni Amir Rrahmani:
“Fitorja është gjithmonë pozitive, mendoj se kemi bërë një punë të mirë sepse kemi dhënë më shumë hapësirë dhe besim për ndeshjen e dytë, duke qenë se do të jetë edhe më e vështirë, si një finale. Për ne që nuk kemi arritur kurrë në këtë pikë, padyshim është një arritje e madhe, por edhe sot ishte një ndeshje e vështirë”.
Rrahmani më pas tregoi se Napoli, pas dëmtimit në Venecia, i kishte kërkuar që të mos luante: “Kisha shumë dyshime nëse do të luaja apo jo, sepse e lashë ndeshjen e fundit, katër ditë më parë, dhe kisha pak presion edhe nga klubi që të mos luaja, por vendosa të futem në fushë dhe ia vlejti”, ka thënë mes të tjerash Rrahmani.