Rrahmani: Mezi pres të luaj me Ermal Krasniqin
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani ka thënë se mezi pret paraqitjen e parë me fanellën e Sparta Pragës.
“Unë dhe Ermal Krasniqi jemi miq të mirë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjithashtu kemi kimi të mirë. Mezi pres të luaj përsëri me të dhe së bashku të shënojmë gola dhe të kontribuojmë me asistime”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit çek.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.
Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.