Rrahmani ishte shumë afër transferimit në Premier Ligë

Rrahmani ishte shumë afër transferimit në Premier Ligë

Reprezentuesi Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani shumë lehtë ka mundur të transferohet në Angli para se t’i bashkohej Spartës nga Praga.

Një klub i Premier Ligë i kishte bërë ofertë Rapid Bukureshtit për Rrahmanin dhe kishte negociuar për çmimin e tij.

Këtë e kanë pranuar nga ekipi rumun, duke mos dashur të përmendin emrin e skuadrës angleze, duke shtuar se Rrahmani ishte afër transferimit në Premier Ligë. Në fund, duket se oferta e Spartës ishte më e mirë dhe Rrahmani në verën e vitit u shkuar u transferua në Çeki për 5 milionë euro.

Rrahmani ishte pjesë e Rapidit gjatë sezonit 2023/24, në të cilin shënoi 19 gola në 30 paraqitje dhe ekipit rumun iu bashkua nga Ballkani i Suharekës.

Në këtë sezon, sulmuesi 24-vjeçar ka 9 gola e 3 asistime në 33 paraqitje për Spartën.

Share This