Rrahmani i lumtur me kualifikimin e Napolit: E arritëm një objektiv
Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmanin në një intervsitë për “Sky Sport”, ka thënë se është i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Napolitanët” të mërkurën mbrëma mundën Bragën (2-0), duke siguruar kalimin në rundin tjetër të elitës së futbollit evropina.
“I shënuam dy gola të shpejtë, të cilët na mundësuan të kryenim punë dhe ta kalonim këtë fazë. Sa herë që luajmë me një 11-she të zakonshme, bëhet sigurisht më e lehtë që ta njohim çdo komponent dhe se di duhet të luajmë. Kishte shumë ndeshje në të cilat kemi bërë shumë ndryshime, shkaku i lëndimeve, ndërsa tash duke luajtur më shumë së bashku, po ia dalim të njihemi më mirë. Braga i pati disa goditje në portë, është një skuadër që luan futboll të bukur, sikur ne, por fituam duke e bërë një paraqitje të mirë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim dhe ta gjenim ndjenjën e bukur në shtëpi, për t’ua dhënë edhe tifozëve tanë një gëzim”, ka thënë Rrahmani.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, ka lavdëruar trajnerin e ri Mazzarrin.
“Mazzarri? Është një mastro i taktikës, është shumë i vëmendshëm për gjithçka që bëjmë dhe edhe për këtë jemi përmirësuar. Disa ndeshje që i kemi humbur na sollën rezultate false, siç ishin takimet me Real Madridin, Interin e Juventusin. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, rruga është e gjatë. Ndërkohë, e kemi arritur një objektiv, që është kalimi i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve”, ka theksuar Rrahmani.