Rrahmani gjen golin, s’ka fitues në Firencë
Fiorentina dhe Napoli kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të premten mbrëma në Firencë, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Serie A.
Dueli mes Fiorentinës dhe ‘Napolitanëve’, ka dhënë një sfidë interesante me raste të shumta dhe katër gola të shënuara.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani (8’), zhbllokojë lojën duke kaluar Napolin në epërsi prej 0-1.
Biraghi (40’) barazoi shifrat në 1-1. Dy minuta më vonë Nzola kalojë skuadrën nikoqirë në epërsi prej 2-1, derisa një pikë skuadrës mike ia siguroi Kvaratskhelia (57’).
Fiorentina zë vendin e tetë me 54 pikë të tubuara, dy më shumë së Napoli që renditet e nënta.