Rrahmani e Krasniqi shkëlqejnë në fitoren ndaj liderit të Rumanisë
Sulmuesit kosovar Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi kanë shkëlqyer në fitoren e thellë të Rapid Bukureshtit ndaj liderit, njëkohësisht rivalit lokal FCSB.
Rapid triumfoi me rezultat të thellë 4:0 duke dhënë shenja se është kandidat për titull, ku tre prej tyre u shënuan nga dy kosovarët.
Albion Rrahmani dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Ermal Krasniqit në fillimin e pjesës së dytë (53’).
Dyshja vazhduan me të njëjtin bashkëpunim, veçse këtë herë ndryshuan rolet, pra Rrahmani asistoi e Krasniqi realizoi (74’).
Ndërsa, fitoren e vulosi vetë Rrahmani krejt në fund pas asistimit të Bamgboye (82’).
Vlen të ceket sulmuesi tjetër kosovar Florent Hasani gjithashtu ishte i pranishëm në fushë për 83 minuta.