Rrahman Haradini merr ‘timonin’ e Prishtinës, largohet Remzi Ejupi
Biznesmeni Rrahman Haradini është president i ri i FC Prishtinës.
Para pak minutash është mbyllur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i skuadrës bardhekaltër, ku Haradini tashmë është aksionari më i madh i klubit prishtinas.
Remzi Ejupi zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit duke shitur aksionet te Haradini, ky i fundit do ta drejtojë klubin më të madh në vendin tonë.
Ndërkaq, siç raportohet, Bybyl Sokoli do ta drejtojë shkollën e futbollit të FC Prishtina.