Rooney zbulon ofertën që kishte nga Arabia Saudite
Trajneri i ri i Birmingham Cityt, Wayne Rooney ka zbuluar se para të zgjidhte klubin anglez, ai kishte refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite.
Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë, pak ditë më parë mori drejtimin e Birminghamit.
“Para se të zgjidhja Birminghamin, kisha një ofertë nga Arabia Saudite, por menjëherë i thashë jo”, ka thënë Rooney.
Ikona angleze do ta drejtoj Birminghamin pas përvojës së tij amerikane me DC United.
Rooney me Birminghamin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.