Rooney për largimin e Klopp nga Liverpool: Në kohën e gabuar
Liverpooli, pas disfatës ndaj Evertonit, pa shanset për të fituar Premier Ligën në rënie drastike.
Duke folur për ‘Sky Sport’, Wayne Rooney tha fjalën e tij për zgjedhjen e Jurgen Klopp për t’u larguar nga “Reds” dhe mbi të gjitha për kohën e njoftimit të tij.
“Lojtarët morën shenjën dhe e panë këtë si një mënyrë për t’u larguar. Ndoshta ata tashmë po flasin me klube të tjera, ne e dimë se këto gjëra ndodhin”, tha ish-sulmuesi.
“Ndoshta Klopp doli zbuluar. Për mendimin tim ai duhet të kishte folur për këtë vetëm me klubin, por nëse dikush e ka zbuluar, atëherë ishte i detyruar të dilte. Unë nuk po them se fajin e ka Klopp, po mendoj vetëm për kohën e njoftimit, mendoj se kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”.