Rooney nuk dorëzohet: Ëndërroj të drejtoj Manchester United
Derby County, DC United, Birmingham. Karriera e Weyne Rooney si trajner filloi në ligat e ulëta angleze dhe pati një periudhë të shkurtër në Amerikë, por deri më tani nuk ka nisur ende siç priste ish-sulmuesi.
Përvoja e tij e fundit, ajo në stolin e Birminghamit, ishte një katastrofë: 15 ndeshje me vetëm 2 fitore dhe 9 humbje. Pas më pak se tre muajsh erdhi një shkarkim vërtet i pashmangshëm.
I intervistuar nga BBC, Runi saktësoi se nuk ishte i dekurajuar dhe se ende ka një ëndërr në sirtar: “Qëllimi është të trajnoj në Premier League. Manchester United dhe Everton janë klubet e mia të ëndrrave, por do të jetë një proces i gjatë. Në 10 vitet e ardhshme shpresoj të kem mundësinë të zë një nga pozicionet më prestigjioze.
Ajo që ndodhi në Birmingham ishte diçka e rëndë, por unë jam një luftëtar dhe dua të rikthehem në fushë. Për një trajner, shkarkimi është pjesë e punës, ashtu si edhe situatat e vështira, por ajo që ka rëndësi është të dish të rikuperosh. Kam pasur kohë të mendoj dhe të kuptoj se çfarë të bëj herën tjetër”, tha ish-sulmuesi i njohur Manchester United.