Rooney: Manchester Unitedi duhet t’i largojë të gjithë, vetëm Fernandes të qëndrojë
Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se nevojitet një pastrim i plotë në Old Trafford këtë verë, duke shtuar se beson që skuadra e re duhet të ndërtohet rreth kapitenit Bruno Fernandes.
Djajtë e Kuq janë në vendin e tetë në Premierligë kur po hymë në javën e fundit dhe rrezikojnë të mos marrin pjesë në asnjë prej tre garave evropiane në sezonin e ardhshëm.
Fernandes ka qenë më i dalluari këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i United në ligë me 10 gola dhe ka regjistruar më shumë asistime (7) sesa çdo lojtar tjetër në klub.
“Ju duhet të ndërtoni skuadrën rreth Brunos. Ai është një lojtar me cilësi. Ai ka luftuar për këtë skuadër. Unë mendoj se duhet mbajtur lojtarët e rinj dhe Brunon. Unë mendoj se duhet të jetë një pastrim masiv. Nuk do të jetë brenda një viti, por duhet të bëhet në dy vitet e ardhshme,” tha Rooney në Sky Sports të mërkurën.
“Për të garuar në këtë ligë, ata kanë nevojë për lojtarë më të mirë dhe mos më keqkuptoni, këta lojtarë janë lojtarë të mirë dhe lojtarë të Premierligës. Por për të garuar me Manchester Cityn, me Liverpoolin, me Arsenalin ata kanë nevojë për lojtarë më të mirë.”
Manchester Unitedi fitoi 3:2 ndaj Newcastle Unitedit në ndeshjen e fundit, me Ten Hag që pas ndeshjes tha se momente të mira do të vijnë për këtë skuadër, por ata përballën me rrezikun për të mos luajtur në Evropë sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk është fare në dorën e tyre.
Djajtë e Kuq takohen me Brighton në xhiron e fundit dhe përveç fitores, ata duhet të presin për gabime të Newcastles dhe Chelseas për të shpresuar për një vend që çon në gara evropiane, shkruan nacionale.
Skuadra e Erik ten Hag e ka mundësinë tjetër, pasi gjenden në finale të Kupës FA, ku më 25 maj përballen me Manchester Cityn, nga ku me një fitore mund të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligë të Evropës.