Rooney edhe zyrtarisht emërohet trajner i ri i skuadrës angleze

Rooney edhe zyrtarisht emërohet trajner i ri i skuadrës angleze

Tashmë është zyrtare. Ish-ylli i Mancheser Unitedit, Wayne Rooney është emëruar trajneri i ri i Birmingham City.

Birmingham City aktualisht garon në Championship. Rooney rikthehet në futbollin anglez, por kësaj radhë në cilësinë e trajnerit.

Klubi anglez përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar ikonën angleze në krye të bankinës së tyre.

“Klubi i futbollit i Birmingham Cityt ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Wayne Rooneyt si trajner, duke rënë dakord për kushtet për një kontratë trevjeçare e gjysmë. Ai fillon me efekt të menjëhershëm, pasi u largua së fundi nga posti i tij si trajner i ekipit të Major League Soccer D.C. United”, ka njoftuar Birmingham City.

Share This