Ronaldo shkëlqen me dygolësh, Portugalia mposht thellë Irlandën
Portugalia i mbyll miqësoret e fillimit të qershorit në prag të Euro 2024 me një fitore bindëse 3-0 nda Irlandës.
Mbrëmje magjike për Cristiano Ronaldon, autor i një dygolëshi në këtë miqësore, duke treguar se mbetet i vlefshëm për përfaqësuesen luzitane edhe në moshën 39-vjeçare.
Golin e patë të takimit, në fakt, e realizoi Joao Felix me një goditje të zgjuar brenda zonës.
Sapo nisi pjesa e dytë, Ronaldo u shfaq tërë klas në kontrollin e topit dhe në finalizim, duke çuar në ekstazë tifozët e Portugalisë.
Në të 60-tën erdhi goli i radhës nga CR7, këtë herë i asistuar nga Diogo Jota.
Me rezultatin 3-0 për Portugalinë i mbyll ky takim, i fundit për përfaqësuesen luzitane para nisjes së Euro 2024.
Më këtë dygolësh, Ronaldo e çon në 130 numrin e finalizimeve për Kombëtaren, ndërsa në total në karrierën e tij shkon në kuotën e 895 golave. Thjesht makineri! /SS/