Ronaldo pranon se kurrë s’ka qenë shok me Messi-n
Nëpërmjet një interviste për portugezen “o Jogo” Cristiano Ronaldo flet qartë mbi vitet e rivalitetit me Leo Messi-n si dhe tregon se s kurrë nuk ka qenë mik me “pleshtin”.
“Ishte një rivalitet i bukur për tu parë. Shpesh herë është thënë se Cristiano urren Messi-n dhe anasjelltas, por nuk është e vërtetë. Ne kemi ndryshuar historinë e futbollit. Trashëgimia vazhdon pasi kemi ndarë së bashku fushën për plot 15 vite prandaj them se ka patur edhe respekt… Nuk dua të them se kemi qenë shokë, pasi kurrë nuk i kam shkruar, por e respektoj”, tha Ronaldo.
38-vjeçari foli edhe mbi takimin e radhës të Portugalisë në rrugëtimin e saj drejt “Euro 2024”. Ai dukej më i motivuar se kurrë në vigjilje të ndeshjes me Sllovakinë.
“Duam që të fitojmë dy takimet e radhës dhe nëse arrijmë ta bëjmë diçka të tillë praktikisht jemi të kualifikuar. Na presin dy ndeshje të vështira veçantërisht ajo me Sllovakinë”, shpjegon Ronaldo.