Ronaldo-Messi, “vallëzimi i fundit”: kur dhe ku do të përballen me njëri-tjetrin

Ronaldo-Messi, “vallëzimi i fundit”: kur dhe ku do të përballen me njëri-tjetrin

Lionel Messi sfidon Cristiano Ronaldon dhe me shumë gjasa do të jetë hera e fundit mes të dyve.

Argjentinasi dhe portugezi, të cilët dhuruan spektakël duke luajtur si rivalë me Barcelonën dhe Real Madridin dhe që së bashku kanë fituar 13 nga 15 Topat e Artë të fundit, do të garojnë në një event të etiketuar tashmë si “Vallëzimi i Fundit” për këtë rast.

Eventi është një “triangolare” ku do të marrin pjesë skuadra e Messit, Inter Miami dhe skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr. Për të kompletuar foton do të jetë Al Hilal i Neymar dhe Milinkovic Savic.

Data e saktë nuk është zyrtarizuar ende, por turneu do të zhvillohet në javën e parë të shkurtit 2024. Megjithatë, vendndodhja tashmë dihet: do të luhet në Riad, në Kingdom Arena.

Tifozët në mbarë botën janë befasuar me atë që do të jetë mundësia e fundit për të parë, në një fushë futbolli, Lionel Messin kundër Cristiano Ronaldos.

Share This