Ronaldo-Messi, s’ka përballje të fundit

Ronaldo-Messi, s’ka përballje të fundit

Nuk do të ketë përballje të fundit mes Ronaldos dhe Messit.

Ideja u zbulua në orët e fundit, me pjesëmarrjen e Inter Miami në Riyadh Season Cup.

Shumë tifozë ishin gati të shijonin ndeshjen e fundit mes dy kampionëve që shkruan historinë e futbollit me trofe dhe “Topa të Artë”.

Dushi i ftohtë, megjithatë, nuk vonoi shumë për të mbërritur. Sipas raportimeve, Inter Miami ka mohuar të marrë pjesë në garën që do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm.

Ideja për të parë përsëri Messin dhe Ronaldon në fushë u zbeh menjëherë, me tifozët e botës së futbollit që duhej të kujtonin kohët e arta të të dyve në ditët e La Ligës dhe betejat e ashpra në Ligën e Kampionëve.

Share This