Ronaldo: Mbappe s’di të luajë si qendërsulmues!

Ronaldo: Mbappe s’di të luajë si qendërsulmues!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Cristiano Ronaldo ka  thënë se Kylian Mbappe nuk di të interpretojë rolin e sulmuesit.

“Pozicioni i qendërsulmuesit është disi i vështirë për Mbappe-n pasi ai nuk di se si të luajë në atë pozicion. Nuk them se nuk mundet, por thjesht nuk është pozicioni i tij”, ka thwnw Ronaldo.

Mes të tjerash portugezi la të kuptohej se po të ishte ende pjesë e Realit do të ndihmonte klubin në këtë situatë.

“Nëse do të luaja në Madrid do ta kisha mësuar që të luante si 9-sh. Unë mësova që të luaja në pozicion edhe pse për shumë vite kam luajtur në krah. Shumë persona e kanë harruar këtë”, përfundoi 39-vjeçari.

Share This