Ronaldo: Manchester City meritoi ta fitonte Ligën e Kampionëve dy vite më parë, ka shanse ta fitojë sërish
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mendon se triumfi i Manchester Cityt në Ligë të Kampionëve në sezonin që lamë pas ishte paksa i vonuar, pasi sipas tij ata e merituan ta fitonin edhe dy vite më parë, teksa beson se skuadra e Guardiolës mund ta ruajë titullin duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.
City fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit sezonin e kaluar, duke mposhtur Interin 1:0 në finalen e Stambollit. Ronaldo, i cili ngriti një Kupë Evropiane me Manchester United dhe katër me Real Madrid, mendon se skuadra e Pep Guardiolës e kishte merituar trofeun shumë më herët.
Ronaldo tha: “Manchester City bëri mrekulli. Urime për sezonin e tyre. Lojtarë e trajner të shkëlqyer. Më në fund fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vite më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur. Manchester City ka një shans të mirë për të fituar sërish Ligën e Kampionëve. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern.”
Nuk është për t’u habitur të shohësh Ronaldon duke i dhënë lëvdata skuadrës së Guardiolës. City shtoi në skuadrën e tyre fituese të tripletës gjatë verës duke shpenzuar shumë për lojtarë duke përfshirë Jeremy Doku, Josko Gvardiol dhe Matheus Nunes. Kampionët e Evropës kaluan gjithashtu në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke përfunduar me një rekord 100 për qind të fitoreve dhe në 1/8 e finales do të luajnë përball FC Kopenhagen, për një vend në çerekfinale.
Skuadra e Guardiolës ka fituar tashmë Kupën e Botës për Klube këtë sezon dhe do të shpresojë të shtojë sasinë e trofeut të tyre, me trajnerin e Cityt që tashmë ka pretenduar se ekipi i tij do të fitojë titullin e Premierligës për të katërtin sezon radhazi. Qytetarët kthehen në aksion më 26 janar me një ndeshje në raundin e katërt të FA Kupës kundër Tottenham, përpara se të rifillojnë fushatën e tyre në Premierligë pesë ditë më vonë në Burnley. /nacionale/